Politika e respektimit të të dhënave me karakter personal për faqen në internet
Kontrolluesi i të dhënave : NEW EL-DE SRL detajet e kontaktit të të cilit tregohen në seksionin e kontaktit të faqes në internet (këtu e tutje faqja në internet).

Nëse një Zyrtar për Mbrojtjen e të Dhënave (DPD) është caktuar, detajet e tij të kontaktit gjenden në këtë sit.

NEW EL-DE SPRL është e përkushtuar të respektojë privatësinë e njerëzve që takon gjatë veprimtarisë së saj.

Kjo Politikë e Përputhshmërisë së të Dhënave Personale (këtu e tutje Politika) përshkruan mënyrën në të cilën ne menaxhojmë të Dhënat Personale që mbledhim nga tëgjitha format, regjistrimi në faqen e internetit, thirrjet telefonike , email dhe komunikime të tjera me ju. Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me të gjitha rregulloret në fuqi në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.
Duke pranuar këtë Politikë, duke përdorur shërbimet të NEW EL-DE SRL, duke u regjistruar për një ngjarje të NEW EL-DE SRL ose duke siguruar ndryshe të dhënat tuaja personale te NEW EL-DESRL, ju i njihni dhe pranoni kushtet e politikës, si dhe përpunimin dhe transferimin e të dhënave personale që do të kryhen në përputhje me politikën.
Të dhënat personale që ne mbledhim si pjesë e marrëdhënieve tona janë:

  • Informacione personale: emri, adresa, posta elektronike, numrat e telefonit, seksi, statusi martesor, informacioni familjar, data dhe vendi i lindjes, punëdhënësi, titulli i punës dhe përvoja profesionale, marrëdhënia me të siguruarin, përfituesin ose paditesi per kompensim.
  • Informacione identifikimi: numri kombëtar i identifikimit, numri i kartës së identitetit, numri i lejes së drejtimit).
  •  Informacion financiar: numri i llogarisë bankare, informacioni mbi të ardhurat dhe informacione të tjera financiare.
  •  Informacion mbi rrezikun e siguruar që mund të përmbajë të dhëna personale dhe mund të përfshihen, deri në masën që është në përputhje me rrezikun e siguruar (1) të dhëna mjekësore (kushtet mjekësore aktuale ose të kaluara, gjendja mjekësore, informacioni për dëmtimet ose paaftësitë , zakonet personale përkatëse, historia mjekësore, (2) të dhënat me karakter penal, dënimet penale, përfshirë shkeljet e trafikut
  •  Informacion mbi Policën e Sigurimeve, mbi kuotat që individët marrin dhe mbi policat që marrin.
  •  Informacion mbi pretendimet e mëparshme të cilat mund të përfshijnë të dhëna mjekësore, të dhëna kriminale dhe kategori të tjera të veçanta të të dhënave personale
  •  Informacion në lidhje me pretendimet në progres të cilat mund të përfshijnë të dhëna mjekësore, të dhënat me karakter penal dhe kategori të tjera të veçanta të të dhënave personale

 

Të dhënat e marketingut në funsksion të ligjshmërisë së përpunimit në mënyrë që të merrni reklama nga ne dhe palët e treta.
Ne i përdorim këto të dhëna personale:

  • Për tju përgjigjur kërkesave tuaja dhe për të komunikuar me ju dhe të tjerët në lidhje me biznesin tonë.
  • Për tju lejuar të përdorni informacionin që ne e vendosim në linjë në dispozicion të përdoruesve të shërbimeve tona
  • Për të ndërvepruar me ju përmes faqes tonë.
  • Për tju dërguar një buletin nëse jeni regjistruar në të.
  • Për tju siguruar mbështetje dhe ndihmë si pjesë e shërbimeve tona.
  • Për tju dërguar informacion të rëndësishëm në lidhje me ndryshimet në produktet dhe shërbimet tona, termat dhe kushtet tona dhe informacione të tjera  të karakterit administrativ, teknik ose tregtarë.
  • Për të marr vendime në lidhje me ofrimin e shërbimeve për ju.
  • Për të kryer  sondazhe dhe analiza të tregut, përfshirë dhe anketat e kënaqësisë.
  • Për tju dërguar informacione  marketingu (përfshirë informacionin në lidhje me produktet tona ose produktet dhe shërbimet e tjera të ofruara nga partnerët tanë të palëve të treta të zgjedhura) në përputhje me preferencat që ju keni shprehur.
  • Për tju mundësuar që të merrni pjesë aktive dhe të menaxhoni aktivitetet tona, duke përfshirë forume, diskutime, seminare, takime dhe ngjarje të tjera. Disa nga këto aktivitete janë subjekt i termave dhe kushteve shtesë të cilat mund të përmbajnë informacione shtesë në lidhje me mënyrën në të cilën ne përdorim dhe zbulojmë të dhënat tuaja personale. Prandaj ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.
  • Për të zgjidhur ankesat dhe menaxhuar kërkesat për akses ose korrigjim të të dhënave.
  • Për të siguruar përputhshmërinë me ligjet në fuqi dhe detyrimet rregullatore (përfshirë këtu dhe ligjet jashtë vendit tuaj të banimit), të tilla si ato që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, për të respektuar procedurat ligjore dhe përgjigjen ndaj kërkesave nga autoritetet publike qeveritqre (përfshirë ato jashtë vendit tuaj të banimit).

Bazat ligjore për përpunim janë si më poshtë:

  • pëlqimin e subjektit të të dhënave i cili ka, në çdo kohë, të drejtën për të tërhequr pëlqimin e tij (pa kompromentuar ligjshmërinë e përpunimit bazuar në pëlqimin e bërë para kësaj tërheqjeje);
  • përpunimi është i nevojshëm për kryerjen e një kontrate në të cilën subjekti i të dhënave është palë ose për kryerjen e masave parakontraktore të marra me kërkesën e kësaj të fundit;
  • përpunimi është i nevojshëm për respektimin e një detyrimi ligjor të cilit i nënshtrohet kontrolluesi;
  • përpunimi është i nevojshëm për qëllimet e interesave legjitime të ndjekura nga kontrolluesi ose nga një palë e tretë;
  • përpunimi është i nevojshëm për kryerjen e një detyre me interes publik ose që ka të bëjë me ushtrimin e autoritetit publik që i është dhënë kontrolluesit.

 

Nëse do të përpunonim të Dhënat Personale për qëllime të ndryshme nga ato të përcaktuara në këtë artikull, ne do t’ju ofrojmë informacion mbi këtë qëllim të ri, si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm para fillimit të përpunimit të ri.
Ne nuk përdorim teknika të vendimmarrjes të bazuara në përpunim të automatizuar që mund të prodhojë efekte ligjore mbi subjektin e të dhënave ose që mund ta ndikojë ndjeshëm.
NEW EL-DE SRL  mund t’i bëjë të dhënat personale të arritshme për personat dhe entitetet e mëposhtme:

  • Ofrues të jashtëm të shërbimeve të palëve të treta siç janë kompanitë e sigurimeve, topografët, ofruesit e shërbimeve të sistemeve kompjuterike, mbështetja, pritja, ofruesit e shërbimeve të shtypura dhe shitës të tjerë të ngjashëm të palëve të treta dhe ofruesit e shërbimeve të kontraktuara që na mbështesin në kryerjen e aktiviteteve tona.
  • Autoritetet qeveritare dhe palët e treta të përfshira në veprime ligjore ose në bazë të një detyrimi ligjor
  • Palë të tjerë të tretë me të cilët ne mund të ndajmë të Dhënat Personale në kontekstin e një riorganizimi aktual ose të propozuar ,  bashkim, shitje, ndërmarrje të përbashkët, zhvendosje, transferim të portofolit ose një tjetër transaksion i lidhur pjesërisht ose plotësisht me biznesin tonë.

NEW EL-DESRL nuk transferon të dhëna jashtë Bashkimit Evropian
NEW EL-DE SRL merr masat e duhura teknike dhe organizative që janë në përputhje me ligjet e zbatueshme të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave. Nëse keni arsye të besoni se ndërveprimi juaj me ne nuk është më i sigurt (për shembull, nëse mendoni se siguria e të dhënave tuaja personale që mund të keni me ne mund të jetë komprometuar), ne do të ju luteshim tna bënit me dije menjëherë.

Kur NEW EL-DE SRL siguron të dhëna personale një ofruesi të shërbimit, ofruesi i shërbimit do të zgjidhet me kujdes dhe duhet të përdorë masat e duhura për të siguruar konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale.

NEW EL-DE SRL merr masa të arsyeshme për të siguruar që të dhënat personale të përpunuara të jenë të besueshme për përdorimin e synuar, dhe aq precize dhe të plota sa është e nevojshme për të përmbushur objektivat e përshkruara në këtë politikë.

Të dhënat e klientit ruhen për 40 vjet pas përfundimit të secilës kontratë. Në lidhje me personat që e kanë pranuar këtë politikë por që nuk janë regjistruar në produkte, të dhënat personale do të shkatërrohen 12 muaj pas pranimit të saj.

Nëse i ofroni të Dhënat  Personaltë NEW EL-DE SRL në lidhje me individët e tjerë, ju pranoni: (a) të informoni individin për përmbajtjen e kësaj Politike të respektimit të të dhënave me karakter personal dhe (b) të merrni pëlqimin që kërkohet ligjërisht për mbledhjen, përdorimin, zbulimin dhe transferimin (përfshirë transferimin ndërkufitar) të të Dhënave Personale në lidhje me individin në përputhje me kushtet e kësaj Politike.

Ju keni të drejtë të aksesoni, korrigjoni, kundërshtoni përdorimin ose kërkoni fshirjen, kufizimin ose transportueshmërinë e të dhënave tuaja personale në baza të caktuara. Ju lutemi na kontaktoni në adresën e mësipërme, duke vërtetuar identitetin tuaj me anë të një kopje të kartës suaj të identitetit, për të gjitha kërkesat tuaja ose nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me mënyrën se si ne përpunojmë të dhënat tuaja personale. Ju lutemi vini re se disa të dhëna personale mund të përjashtohen nga të drejtat e aksesit, korrigjimit, fshirjes, kufizimit, kundërshtimit ose transportueshmërisë në përputhje me GDPR ose ligjet Belge të privatësisë.

Ne rishikojmë rregullisht rregullat e përfshira në këtë politikë dhe rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në çdo kohë duke marrë parasysh ndryshimet në biznesin tonë dhe kërkesat ligjore. Ne ju ftojmë të konsultoheni rregullisht me faqen tonë të internetit.

Ankesat
Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si i trajtojmë të dhënat tuaja personale dhe mendoni se kontaktimi me ne nuk do të zgjidhë problemin, ligjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe jetës private ju njohin të drejtën për të paraqitur një ankesë tek autoriteti kompetent mbikëqyrës.